Hasnije Ilazi dhe Lekë Nikollbibaj në bashkëbisedim për temën “Njeriu, Zoti, Koha”
Arte
Gazeta Express
20/11/2023 15:35
Në Qendrën “Libart”, të enjten e datës 23 nëntor me fillim nga ora 19:00, do
të jenë të ftuar prof. Hasnije Ilazi dhe prof. Lekë Nikollbibaj për të
bashkëbiseduar rreth temës “Njeriu, Zoti, Koha – Perspektiva
Filozofike”.
Njeriu, Zoti, Koha përbëjnë trinitetin e temave të pavdekshme, gjithmonë
aktuale dhe interesante, që mund të trajtohen nga pikëvështrimet studimore,
kontemplative ose nga krijimet letrare apo artistike.
Bashkohuni me ne në Qendrën Libart për të marrë pjesë nga afër në këtë
diskutim ku do të thellohemi nëpër ide e pikëpamje të ndryshme rreth
ekzistencës, shpirtërores dhe të pafundmes.
Programi i Qendrës “Libart” (ed. 4) zhvillohet nga organizata ETEA dhe
Biblioteka Hivzi Sulejmani Prishtinë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,
Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës.