Aksident mes 3 veturash në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur dhe pesë të lënduar - Gazeta Express
string(82) "aksident-mes-3-veturash-ne-rrugen-kacanik-ferizaj-nje-i-vdekur-dhe-pese-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

17/11/2023 23:21

Aksident mes 3 veturash në rrugën Kaçanik-Ferizaj, një i vdekur dhe pesë të lënduar

Lajme

Gazeta Express

17/11/2023 23:21

 Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka për media.

Mësohet se viktima është e moshës së re.