Vesa Vllasaliu ka qenë protagoniste mbrëmë në Prime të Big Brother VIP Kosova 2.
Bukuroshja e rritur në Zvicër e ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme me futbollistin kosovar, Mërgim Berisha, shkruan “Gazeta Express”.
Mes lotësh, Vesa në BB VIP Kosova 2 i ka treguar vuajtjet që i ka përjetuar nga ish i fejuari si dhe për pabesinë, që sipas saj, ia bëri shoqja e saj e ngushtë, së cilës i besoi aq shumë nga naiviteti.
“Babi më ka thanë: oj Vesa, ajo ka me ta marrë burrin. Ajo më ka ndihmu me i bo përgaditjet e dasmës, a s’kish pas tjerë burra a veç temin a!? Shumë keq, sepse kjo ka ndodh para dasmës. Unë kam pas shpresë hala se ka me u kthy, nuk e kam besu se e kam dasht shumë. Kam shku edhe te psikologu, pse s’po muj me rahatu veten”, rrëfeu Vesa me lot në sy, e cila e përmendi edhe abortin që i kishte ndodhur, për të cilin nuk iu kishte treguar as prindërve të saj.
“Prej atij momenti kom mendu që u kan një shenjë e Zotit që me u largu, amo prap se prap më dhemb”, shton ajo.
Tutje, foli edhe për shoqen e saj të dikurshme, tash bashkëshorte e Mërgim Berishës.
“Masi që ka qenë me neve në Turki, i kena prish raportet me ish-shoqen, se kur jem rrok me ish të fejuarin tem e ka thirr mamin tem edhe i ka tregu krejt”.
Ajo i pati disa fjalë edhe për vëllain e ish të fejuarit të tij. /Gazeta Express/
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...