Qendra Kinematografike në bashkëpunim me shoqatën UraCult, gjatë fundjavës që lamë pas, kanë shfaqur filma shqip në Köln të Gjermanisë.
Filmat të cilët u shfaqën ishin “Pa vend“, „Vera andërron detin”, “Koagulimi” dhe “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”.
Pas shfaqjes së filmave pati edhe një panel diskutimi, pjesë e të cilit ishte Blerta Zeqiri, drejtore e Qendres Kinematografike të Kosovës dhe Fitore Muzaqi skenariste dhe regjisore e suksesshme. Në panel u diskutua për mundësitë e reja të zhvillimit të kinematografisë në Kosovë përmes rabbatit dhe për ligjin e ri për kinematografi.