Rrustemi tregon dallimin e korrupsionit në qeveritë e kaluara dhe asaj të Vetëvendosjes - Gazeta Express
string(87) "rrustemi-tregon-dallimin-e-korrupsionit-ne-qeverite-e-kaluara-dhe-asaj-te-vetevendosjes"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2023 21:32

Rrustemi tregon dallimin e korrupsionit në qeveritë e kaluara dhe asaj të Vetëvendosjes

Lajme

Gazeta Express

01/11/2023 21:32

Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë në Pressing të T7 se korrupsioni gjatë qeverive të kaluara ka qenë sistematik për nga konceptimi dhe nga organizimi.

Ai ka thënë se sistemi i prokurorisë është lejuar i tillë që të mos luftohet korrupsioni.

”Unë besoj që korrupsioni në Qeverinë e shkuara ka qenë sistematik edhe për nga konceptimi edhe për nga organizimi, madje edhe për nga burimi, ka qenë sistematik. Ka qenë proces i vetëdijshëm. Unë mendoj që pikërisht sistemi i prokurorisë ka mbetur i tillë që të mos luftohet korrupsioni”, ka thënë ai.

Më tutje, Rrustemi ka thënë se ai është i vendosur që të jetë kundër çdo personi që keqpërdor paranë publike në emër të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë nuk e arsyetoj asnjë individualisht, kushdo që e shkel ligjin, keqpërdor pasurinë publike, paranë publike. Duhet të përgjigjet ashpërsisht e sidomos dikush që e bën këtë në emër të Vetëvendosjes. Unë jam i përcaktuar në këtë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement