PC Prizreni përforcohet me ish-basketbollistin e Trepçës, Ty Cockfield - Gazeta Express
string(69) "pc-prizreni-perforcohet-me-ish-basketbollistin-e-trepces-ty-cockfield"

Sport

Gazeta Express

30/10/2023 19:22

PC Prizreni përforcohet me ish-basketbollistin e Trepçës, Ty Cockfield

Sport

Gazeta Express

30/10/2023 19:22

Ty Cockfield është përforcimi më i ri i KB Proton Cable Prizreni.

Klubi nga Prizreni ka njoftuar zyrtarisht këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, shkruan Gazeta Express.

Cokfield është i njohur në basketbollin kosovar, pasi më herët ka qenë pjesë e Trepçës.

Fundori amerikan te skuadra prizrenase do të zëvendësojë Ryan Hughes, i cili përfundimisht është larguar.

Njoftimi i plotë nga klubi i Prizrenit (pa ndërhyrje):

“TY COCKFIELD ZBARKON NË PROTON CABLE PRIZREN  

Fundori amerikan Ty Cockfield nga sot zyrtarisht është pjesë e klubit tonë.

Ty Cockfield është emër i njohur në basketbollin Kosovar ku së fundi u paraqit tek Trepça i cili luajti me mesatare 15.4 pikë, 3.6 kërcime e 3.8 asistime.

Nga skuadra përfundimisht është ndarë Hughes dhe Cockfield do jetë zëvendsuesi i tij”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement