Seriali “Me Gjylen” tashmë ka filluar transmetimin e sezonit të dytë, çdo të premte nga ora 22:00 në televizionin T7.
Deri me tani janë lansuar dy episoda, të cilat janë mirëpritur shumë nga publiku duke arritur me mijëra shikime e komente të pafundme. E gjithë kjo falë personazhit shumë të dashur për publikun Gjylen si dhe kastës së mrekullueshme që i janë bashkangjitur serialit si: Gjejlane Godanci, Ermal Sadiku, Rebeka Qena dhe Donika Ahmeti.
Ju të cilët ende nuk e keni parë sezonin e ri nxitoni sepse Gjyla e ka gjetur dashurinë e jetës.
Për ta kuptuar nëse ajo vërtetë po martohet, ndiqeni episiodin e tretë këtë të premte.