Gazetarja sjell pamjet trishtuese nga Lipjani: Stacioni i autobusëve duket sikur në "Çernobil" - Gazeta Express
string(91) "gazetarja-sjell-pamjet-trishtuese-nga-lipjani-stacioni-i-autobuseve-duket-sikur-ne-cernobil"

Lajme

Gazeta Express

27/10/2023 13:51

Gazetarja sjell pamjet trishtuese nga Lipjani: Stacioni i autobusëve duket sikur në “Çernobil”

Lajme

Gazeta Express

27/10/2023 13:51

Gjendja në stacionin e autobusëve në qytetin e Lipjanit është sikurse të ishte ‘’Çernobil’’.

Një gazetare e Lajmit ka qëndruar në këtë stacion për të parë nga afër gjendjen.

Ky stacionin duket se është braktisur pasi brenda tij ka mbeturina të shumta e kjo e bën që ky stacion të shndërrohet në një deponi mbeturinash.

Në këtë stacion mund të gjesh edhe autobusë të cilët janë jashtë përdorimit por që gjenden aty.

Një nga shoferët për kamerën e lajmi.net ka thënë se ky objekt është nën menaxhimin e AKP-se dhe shuma e tij për shitje është deri në 3 milionë euro