Në Prizren, është shfaqur premiera e filmit dokumentar “ Bekim Fehmiu”, me skenar të Fahri Musliut dhe në regji të , Valmir Tertini.
Përmes një dokumentari, ylli shqiptar i kinematografisë botërore, Bekim Fehmiu, është rikthyer në Prizren. Mbrëmjen e së hënës në kinema “ Cineplexx”, pas Tiranës, Prizreni ishte qyteti i parë në Kosovë ku u shfaq ky dokumentar. Ky projekt ka qenë ide e kahmotshme e publicistit dhe gazetarit, Fahri Musliu, i cili ka shkruar skenarin për këtë film dokumentar të metrazhit të gjatë.
Ai tha se u nevojiten katër vite, që u ngadalësuan nga situata me Covid-19, por që përmes një vullneti të çeliktë nga ekipi ia dolëm që të përmbledhim përmes tregimeve dhe rrëfimeve, copëza dhe histori nga jeta e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiu i cili do të shfaqet edhe në qendra botërore si Romë e Nju Jork. Regjisori i filmit, Valmir Tertini, tregon për punën sfiduese në realizimin e këtij dokumentari, pasi kishim të bënim me një figurë komplekse, siç ishte Bekim Fehmiu, thotë ai. Po në sytë e publikut, që ishte në numër të madh, si u pa ky dokumentar?. Ky dokumentar është xhiruar në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe Itali, prej vitit 2019.
Dokumentari për Bekim Fehmiun pritet të jetë pjesë e festivaleve të ndryshëm prestigjiozë mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar.