Shfaqja ‘Ditë Vere’ me regji të Kaltrim Balaj, e cila pati premierën të dielen me 15 tetor, do të luhet serish reprizë me 19 dhe 20 të këtij muaji.
E ideuar për t’u mbajtur jashtë objektit të teatrit, kishte dilema nese pas premierës do të kishte repriza shfaqja, për shkak të motit të ftohtë.
Megjithatë nesër e pasnesër, shfaqja do të luhet reprizë serish, në ambientin e improvizuar pranë Pallatit të Rinisë.
Autor: Sllavomir Mrozhek
Regjisor: Kaltrim Balaj
Luajnë: Andi Bajgora, Art Pasha, Era Balaj, Lumnije Sopi, Veton Osmani, Adhurim Demi, Naim Berisha
Me pjesëmarrje të instrumentistëve nga Filharmonia E Kosoves Meriton Ferizi (harmonikë), Aurora Kabashi (çello)
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Kompozitor: Memli Kelmendi
Kostumet: Samka Ferri
Skenograf: Mentor Berisha
Disejn i dritave: Bujar Bekteshi
Asistente regjie: Qendresa Spahiu
Përkthimi: Urim Nderguti
Asistente skenografie: Jerina Hysaj
Inspiciente: Nazmije Krasniqi
Fotografitë: Elton Alickaj
/Gazeta Express