string(72) "messi-shkelqen-me-dy-gola-te-argjentina-ne-eliminatoret-e-kupes-se-botes"

Futboll

Gazeta Express

18/10/2023 8:42

Messi shkëlqen me dy gola te Argjentina në eliminatoret e Kupës së Botës

Futboll

Gazeta Express

18/10/2023 8:42

Lionel Messi e ka vazhduar shkëlqimin me Kombëtaren e Argjentinës.

Kampioni i botës i ka realizuar dy gola në fitoren 2:0 ndaj Perusë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i Inter Miamit shënoi dy herë brenda 10 minutash, në minutën e 32-të dhe atë të 42-të.

Argjentina është e para në grup me 12 pikë nga 4 ndeshje, pra me një seri perfekte prej 4 fitoresh. /Gazeta Express/