Vezirja - ‘Drag Queen’ i parë shqiptar në spektaklin italian “Drag Race”, vishet kuq e zi - Gazeta Express
string(82) "vezirja-drag-queen-i-pare-shqiptar-ne-spektaklin-italian-drag-race-vishet-kuq-e-zi"

Rozë

Gazeta Express

17/10/2023 12:48

Vezirja – ‘Drag Queen’ i parë shqiptar në spektaklin italian “Drag Race”, vishet kuq e zi

Rozë

Gazeta Express

17/10/2023 12:48

Aktori shqiptar Aleksandër Seitaj është bërë pjesë e sezonit të ri Italian “Drag Race”.

32-vjeçari u prezantua me emrin Vezirja dhe e përshkroi vetën si ‘Drag Queen’ e parë shqiptare.

VIDEO

Ai mori vëmendje edhe me veshjen e tij që ishte kuq dhe zi me flamurin shqiptar të stampuar në bluzë.

Publiku shqiptar, aktori Aleksandër Seitaj është i njohur për rolin e tij si “Vezirja” në spektaklin e humorit Portokalli, ku edhe është mjaft i pëlqyer për rolin e tij.

Përveç se ka marrë pjesë në teatër e filma në ndryshëm, Seitaj gjithashtu ka shprehur talentin e tij edhe në muzikë, si autor në tekste këngësh por edhe edhe si këngëtar.

Ndërsa, theksojmë që “Drag Race Italia” është një serial televiziv dhe konkurs i realitetit italian i bazuar në serialin amerikan “RuPaul’s Drag Race”.

Shfaqja paraqet një grup “drag queen”-ash italianë teksa konkurrojnë për titullin “Superstar Next Drag i Italisë”, që i shpërblen me çmimin ambasadore të MAC Cosmetics për një vit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement