Albion Rrahmani e ka kaluar me sukses operimin.
Kështu ka njoftuar sonte klubi i Rapid Bukureshtit, shkruan Gazeta Express.
“Albioni u operua me sukses nga doktor Vlad Georgeanu, mendërisht ai është shumë i fortë dhe është gati të nisë rrugën për t’u rikthyer në fushë! Kthehu më i fortë, Lewa!”, thuhet në njoftimin e klubit rumun.
Rrahmani u detyrua t’i nënshtrohet operacionit pas lëndimit që mori në ndeshjen e Kosovës ndaj Andorrës, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
23-vjeçari pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë. /Gazeta Express/