Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike - Gazeta Express
string(39) "prishtina-rikthehet-ne-ligen-ballkanike"

Basketboll

Gazeta Express

11/10/2023 14:51

Prishtina rikthehet në Ligën Ballkanike

Basketboll

Gazeta Express

11/10/2023 14:51

Sigal Prishtina ka bërë kërkesë zyrtare për t’u rikthyer në Ligën Ballkanike për sezonin 2023/24.

Bardhekaltrit e kishin fituar këtë ligë dy herë, në vitet 2015 e 2016, shkruan “Gazeta Express”.

Herën e fundit, prishtinasit ishin pjesë e Delasport Balkan League dy sezone më parë, kur kishin arritur deri në çerekfinale.

Kryeqytetasit e kanë nisur sezonin e ri në Superligë me dy fitore dhe një humbje.

Ndërkohë, Liga Ballkanike i ka uruar mirëseardhje Sigal Prishtinës, e cila synon ta vazhdojë suksesin në këtë ligë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement