Mumini delegohet për ndeshjen në FIBA EuroCup Women - Gazeta Express
string(51) "mumini-delegohet-per-ndeshjen-ne-fiba-eurocup-women"

Sport

Gazeta Express

10/10/2023 18:31

Mumini delegohet për ndeshjen në FIBA EuroCup Women

Sport

Gazeta Express

10/10/2023 18:31

Gjyqtari i njohur nga Kosova, Xhelal Mumini, është deleguar për të gjykuar në ndeshjen e grupeve të FIBA EuroCup Women.

Mumini do të gjykojë në sfidën në Turqi, Melikgazi Kayseri- Olympiacos.

Ky takim do të zhvillohet më 11 tetor (nesër), nga ora 18:30, në Kayseri të Turqisë.

Mumini është njëri nga katër gjyqtarët e Kosovës të licencuar nga FIBA, ndërsa për periudhën 2023-2025 janë edhe Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Amar Djekovic, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement