Thirret në SPAK biznesmeni Julian Morina - Gazeta Express
string(40) "thirret-ne-spak-biznesmeni-julian-morina"

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2023 12:49

Thirret në SPAK biznesmeni Julian Morina

Shqiperi

Gazeta Express

09/10/2023 12:49

Biznesmeni i njohur, Julian (Lul) Morina, thirret nga SPAK.

Mësohet se biznesmeni Morina ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme ku ka qëndruar pak minuta, por nuk dihet ende se për çfarë do të dëshmojë ai.

Morina është pronar i disa kompanive si “DRYMADES DREAM” apo të ndërtimit, si dhe pronar i kompanisë, themeluar në vitin 2022, me objekt zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë elektrike fotovoltaike.

Julian (Lul) Morina njihet edhe si ish-donator i Klubit të Futbollit Tirana.