Java e tretë e elitës, derbi ‘zhvendoset’ të enjten - Gazeta Express
string(48) "java-e-trete-e-elites-derbi-zhvendoset-te-enjten"

Basketboll

Gazeta Express

06/10/2023 14:10

Java e tretë e elitës, derbi ‘zhvendoset’ të enjten

Basketboll

Gazeta Express

06/10/2023 14:10

Java e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll pritet të dhurojë sfida shumë interesante.

Derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepcës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve. Ky është një ballafaqim mes kampionet dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me dy fitore në dy ndeshje.

Takimi hapës i kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.

Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.

Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.

Java 3- Superliga

E shtunë

19:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

19:00 Istogu – Bashkimi

E enjte

18:00 Peja – Trepça

Advertisement
Advertisement
Advertisement