Sonte në hapësirat e Qendrës ‘Barabar’, në katin e katërt të Grand Hotel, hapet ekspozita e një grupi të artisteve, kuruar nga Vesa Sahatçiu.
Sektori kulturor dhe artistik në Kosovë përballet me sfida të rëndësishme, duke përfshirë burimet dhe mundësitë e kufizuara për artistët e rinj, të cilat pengojnë rritjen e tyre personale dhe profesionale. Kjo jo vetëm që prek artistët individualë, por gjithashtu privon peizazhin kulturor të Kosovës nga kontributet e tyre të mundshme. Për më tepër, ka një mungesë iniciativash që angazhojnë artistët në përdorimin e aktivizmit kulturor për të adresuar ndarjet sociale, pavarësisht nga potenciali i njohur global i arteve për të katalizuar ndryshimet shoqërore, për të promovuar pajtimin dhe për të ndërtuar të ardhme të përbashkëta. Me qëllim parësor për të nxitur zhvillimin e artistëve në Kosovë duke krijuar një mjedis mbështetës për promovimin e punës së tyre dhe në të njëjtën kohë me qëllim të rritjes së kuptimit dhe vlerësimit të publikut për diversitetin kulturor të Kosovës, Qendra Integra, Casa dhe Barabar do të instaloj një ekspozitë unike të titulluar “Unë këndoj trupin elektrik, ushtritë e atyre që dua”, si pjesë e projektit “ArtSphere: Diversifikimi i Peizazhit Social përmes Artit”.
Koncepti kuratorial i ekspozitës “Këndoj trupin elektrike, ushtritë e atyre që dua”, (bazuar në poezinë e Walt Whitman) sjell në qendër të saj “trupin”, duke na ftuar të reflektojmë mbi rëndësinë dhe qëllimin më të thellë të ekzistencës sonë fizike. Më shumë se 20 artistë të rinj dhe të afirmuar me prejardhje të ndryshme të përzgjedhur për këtë ekspozitë po prezantojnë të gjithë trupin, në një mënyrë ose në një tjetër, duke na inkurajuar ta konsiderojmë trupin si më shumë sesa një guaskë fizike.
Hapja do të bëhet më 4 tetor, ora 19, në Qendrën Barabar në Prishtinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 tetor 2023, kohë gjatë së cilës veprat e artit do të jenë të disponueshme për t’u blerë si në vend, ashtu edhe më vonë edhe në internet.
Ky projekt zbatohet nga Qendra Integra, Casa dhe Barabar me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, dhe Rockefeller Brothers Fund.