UEFA e konfirmon kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për organizimin e Euro 2032 - Gazeta Express
string(79) "uefa-e-konfirmon-kandidaturen-e-italise-dhe-turqise-per-organizimin-e-euro-2032"

Futboll

Gazeta Express

04/10/2023 14:02

UEFA e konfirmon kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për organizimin e Euro 2032

Futboll

Gazeta Express

04/10/2023 14:02

UEFA e ka konfirmuar se e ka pranuar kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për ta organizuar Evropianin 2032.

Pas komunikimeve të muajit korrik nga Federatat përkatëse të futbollit, ka arritur edhe konfirmimi kontinental, i cili i ka dhënë edhe detajet e kohës së vendimit, e paraparë për gjashtë ditë.

Në atë datë, në Nyon të Zvicrës nuk pritet të ketë befasi të mëdha, shkruan “Gazeta Express”.

“Aplikimi i përbashkët është pranuar dhe do të vlerësohet dhe do të merret parasysh nga ana e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

Italia dhe Turqia e pushuan kandidaturën e tyre për Euro 2028, ndërsa tash shpresojnë e më 10 tetor në Nyon t’ju jepet drita e gjelbër për ta organizuar Euro 2032. /Gazeta Express/