SPEEEX, kompania e parë në Kosovë që certifikohet me "Great Place to Work" - Gazeta Express
string(71) "speeex-kompania-e-pare-ne-kosove-qe-certifikohet-me-great-place-to-work"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 17:40

SPEEEX, kompania e parë në Kosovë që certifikohet me “Great Place to Work”

Lajme

Gazeta Express

03/10/2023 17:40

Në një kohë kur ambienti i punës dhe zhvillimi profesional i punonjësve janë më të rëndësishme se kurrë, korporata SPEEEX,  një pionier në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe shërbimeve të BPO-së (business process outsourcing), ka realizuar certifikimin ndërkombëtar “Great Place to Work”.

Kjo e bën atë ndërmarrjen e parë në Republikën e Kosovës që arrin ta marrë këtë certifikatë me renome.

Certifikimi “Great Place to Work” është një prej standardave më të larta të cilin një kompani mund ta arrijë për të dëshmuar se ajo ofron një mjedis të punës me kulturë të shkëlqyer. 

Drejt këtij rezultati, janë anketuar mbi 450 punonjës dhe vlerësimi mesatar i ndërmarrjes është me 95% nivel të kënaqshmërisë.

Pronari dhe Drejtori Ekzekutiv i SPEEEX, Z. Fikret Murati, komentoi mbi këtë arritje duke thënë: “Për ne, stafi ynë është burimi më i rëndësishëm i suksesit tonë, dhe kemi punuar vërtetë shumë për të krijuar një mjedis të punës, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo kulturë është ndërtuar mbi bazën e bashkëpunimit dhe respektit ndaj njëri-tjetrit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për të ecur përpara dhe për të avansuar këtë kulturë tutje.”

Në këtë periudhë, SPEEEX ka hapur konkurse për më shumë se 250 vende të reja pune në lokacionet e saj në; Prishtinë, Ferizaj dhe Vushtrri, në gjuhët gjermane dhe frënge. Kjo është një shenjë e qartë e rritjes së ndërmarrjes dhe e nevojës për të përforcuar stafin me talentë të rinjë që ndajnë vizionin dhe kulturën e punës së SPEEEX.