string(102) "laert-haxhiu-plan-te-vriste-3-anetare-te-drejtesise-altin-dumani-kerkon-mbrojtje-per-prokuroren-e-spak"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2023 11:32

Laert Haxhiu plan të vriste 3 anëtarë të drejtësisë, Altin Dumani kërkon mbrojtje për prokuroren e SPAK

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2023 11:32

Detaje tronditëse janë mësuar mbi dëshminë e bashkëpuntorit të prokurorisë, Artan Tafanj i cili ka thënë se Laert Haxhiu kishte qëllim për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

Tafani, ka shpjeguar para prokurorit Kreshnik Ajazi se, prokurorja Musabelli ishte vendosur në rreth të kuq nga Laert Haxhiu.

Pas këtij lajmi, drejtuesi i SPAK Altin Dumani, ka vepruar menjëherë për marjen e masave.

“Si Drejtues i SPAK i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të marrë masa shtesë për mbrojtjen e prokurores dhe familjes së saj. Drejtori i Përgjithshëm është angazhuar në marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e prokurores. Gjithashtu në cilësinë e Drejtuesit kam njoftuar kryetarin e KLP – së”, ka thënë Dumani.

Nga dëshmia e Tafanit, janë mësuar detaje tronditëse.

Ai ka dhënë një përshkrim të detajuar për mënyrën se çfarë po bënin për të eleminuar fizikisht tre anëtarët e Drejtësisë Shqiptare, Doloreza Musabelli prokurore në SPAK, Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokatin e Lushnjës, Adriatik Doga.

I penduari Tafani ka treguar se në planin për tu ekzekutuar ishte dhe avokati Adriatik Guri alias “Doga”, i cili në fraksion sekonde i ka shpëtuar vrasjes, në muajin Tetor 2021 në Lushnjë. Për vrasjen e avokatit sipas bashkëpuntorit të prokurorisë ishte impenjuar personalisht Laert Haxhiu. Ndërsa pjesë në këtë vrasje të mbetur në tentativë ishte dhe Lulzim Arapi.