Bullgaria me kushtëzime të reja për Maqedoninë e Veriut? - Gazeta Express
string(55) "bullgaria-me-kushtezime-te-reja-per-maqedonine-e-veriut"

Ballina

Gazeta Express

30/09/2023 11:11

Bullgaria me kushtëzime të reja për Maqedoninë e Veriut?

Ballina

Gazeta Express

30/09/2023 11:11

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për herë të parë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Bullgaria të paraqesë kërkesa të reja në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Evropian.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se “politika bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja”.

“Fatkeqësisht, shpesh kemi qenë të zhgënjyer pasi dinamika në politikën bullgare është aq e pasigurt sa që nuk dihet se çfarë do të sjellë e nesërmja. Jam shumë i sigurt se Bullgaria do të vazhdojë të formulojë kërkesa të reja. Por, për mua e rëndësishme është ajo që është në agjendën e BE-së, asgjë tjetër”, ka thënë Osmani, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” më 28 shtator.

Në Maqedoninë e Veriut është në proces ndryshimi i Kushtetutës, që synon përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj si popull shtetformues. Një gjë e tillë parashihet me marrëveshjen me Sofjen bazuar në propozimin francez për zhbllokimin e procesit integrues që ishte miratuar nga Parlamenti maqedonas në korrik të vitit 2022.

Advertisement
Advertisement
Advertisement