Është arrestuar një person në Vushrri pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar vëllain e tij.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE- Vushtrri
26.09.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se
pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar- vëllain e tij,
të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar tretman
mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në
mbajtje.”