Taulant Xhaka me urim special të ditëlindjes për vëllain e tij, Granitin
Futboll
Gazeta Express
27/09/2023 10:03
Granit Xhaka e feston sot ditëlindjen e 31-të.
Dhe, futbollisti kosovar e ka marrë një urim special nga vëllai i tij,
Taulanti.
Mesfushori i Baselit e bëri një postim në Instagram, përmes së cilit e
kujtoi fëmijërinë e përbashkët me futbollistin e Bayer Leverkusenit, shkruan “Gazeta
Express”.
“Të dua deri në frymën e fundit”, ka shkruar Taulanti për
ish-futbollistin e Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit.
Granit Xhaka konsiderohet si njëri prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori. /Gazeta Express/