Burnley ka kaluar në raundin e katërt të Kupës EFL, të njohur ndryshe edhe si Kupa Carabao.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany shënoi fitore të lehtë sonte ndaj skuadrës nga kategoria e katërt e futbollit anglez, Salford, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Peninsula Stadium” përfundoi me rezultatin 0:4.
Golat e fitores u shënuan nga Sander Berge (12’), Jacob Bruun Larsen (20’), Dara O’Shea (27’) dhe Wilson Odobert (81’).
Te Burnley sonte në portë u aktivizua Arijanet Muric. Për portierin kosovar ishte kjo paraqitja e tij e parë këtë edicion, duke përfshirë të gjitha garat.
Ndryshe, Burnley kundërshtarin e ardhshëm në këtë garë do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. /Gazeta Express/
Flying through to the next round 🏆 pic.twitter.com/Uc0oflKJMf
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) September 26, 2023