Njoftim për varrimin e policit të vrarë Afrim Bunjaku gjatë sulmit të sotëm terrorist - Gazeta Express
string(83) "njoftim-per-varrimin-e-policit-te-vrare-afrim-bunjaku-gjate-sulmit-tesotemterrorist"

Lajme

Gazeta Express

24/09/2023 22:02

Njoftim për varrimin e policit të vrarë Afrim Bunjaku gjatë sulmit të sotëm terrorist

Lajme

Gazeta Express

24/09/2023 22:02

Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë, ka treguar se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut do të bëhet të hënën (nesër) në ora 16:00.

Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë.

”Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist të dielën në Veri të Kosovës.

Për këtë ka pasur reagim nga bashkësia ndërkombëtare duke e dënuar sulmin. /Gazeta Express