Një automjet I policisë së Kosovës është përfshirë sot nga zjarri në fshatin Shkabaj, shkruan Gazeta Express.
Rasti është konfirmuar për Express, nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit vetura është dëmtuar tërësisht.
“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj, një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast.
“Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë tutje ajo për Express.
Makina është bërë shkrumb e hi.
Express sjell pamje nga ajo çka ka mbetur nga makina e djegur për të cilën lexuesi që e ka dërguar videon thotë të jetë e Policisë së Kosovës. /Express/