Baleti Kombëtar fillon përgatitjet për shfaqjen më të famshme të baletit klasik, “Arrthyesi”
Arte
Gazeta Express
18/09/2023 15:48
Baleti Kombëtar
i Kosovës ka njoftuar që kanë filluar fazën e parë të projektit më ambicioz që
ky institucion ka realizuar ndonjëherë.
Në
Prishtinë do të vihet në skenë për herë të parë “Arrthyesi”, një nga
shfaqjet më të famshme të repertorit botëror të baletit klasik.
Koreograf
është primabalerini shqiptar me renome ndërkombëtare, Ilir Kerni (Nderi i
Kombit).
Kjo vepër do të realizohet në bashkëpunim me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, dhe siç e do zakoni do të shfaqet para publikut në dhjetor, afër festave të fundvitit.