Analisti Agon Maliqi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti, që sot tha se zgjedhjet e reja nuk i konvenojnë opozitës, pasi ajo “zhduket”.
Maliqi tha se me këtë deklaratë Kurti po trego se nuk ka mësuar nga gabime e paraardhësve të tij në pozita udhëheqëse, pasi sipas tij votuesi Kosovar tregon mirëkuptim por e ndëshkon arrogancën apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa”.
“Me këtë deklaratën e sotme se “nuk dëshiron të mbajë zgjedhje sepse nuk e dëshiron zhdukjen e opozitës”, Kurti po tregon se me gjasë nuk paska mësuar prej gabimeve të paraardhësve të tij në pozita udhëheqëse. Votuesi kosovar është goxha mirëkuptues, por më shumë se çkado tjetër e ndëshkon arrogancën, apo bindjen e liderëve se mund të fitojnë “me duar në xhepa” edhe pa prodhuar rezultate”, ka shkruar Maliqi.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...