Drejtpërdrejt nga EULEX, informacionet e fundit pas arrestimit të Remit - Gazeta Express
string(70) "drejtperdrejt-nga-eulex-informacionet-e-fundit-pas-arrestimit-te-remit"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2023 21:49

Drejtpërdrejt nga EULEX, informacionet e fundit pas arrestimit të Remit

Lajme

Gazeta Express

12/09/2023 21:49

Në një lidhje direkte në emisionin “Pressing” në T7, gazetari Arsim Lani, raporton për marrjen në pyetje nga EULEX ndaj Rrustem Mustafës, sonte në orët e vona.

Gazetari Lani tregon se ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, tashmë është liruar dhe ka treguar se të njëjtit i është marrë telefoni.

Gazetari Lani tregon se as familjarët e Remit që po e prisnin jashtë selisë së EULEX, nuk e dinin arsyen se pse ai u mor sonte në pyetje.

Ai tha se Remi u mbajt në bazën e EULEX në Fushë Kosovë më shumë se një orë.

“Komandanti i Zonës Operative të Llapit tashmë është larguar nga selia e EULEX-it. Nuk ka dhënë ndonjë deklaratë, mirëpo ka treguar se hetuesit e EULEX ja kanë marrë telefonin. Familjarët që kanë qëndruar jashtë, as ata nuk e dinë arsyen se pse është marrë Mustafa nga EULEX dhe është mbajtur më shumë se një orë. Ai tash ndodhet në shtëpinë e tij në Prishtinë. Këtu ishte edhe avokati i tij, mirëpo as Arianit Koci nuk ka dashur të flasë më shumë për detaje të tjera”, u shpreh ai.