Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës - Gazeta Express
string(73) "iseni-serbia-po-mundohet-qe-me-cdo-kusht-ta-marre-ndonje-pjese-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2023 23:43

Iseni: Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

11/09/2023 23:43

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat e ish-ministrit gjerman për Evropën Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni.

Ai iu bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohen për temat të cilat janë në interes nacional.

Advertisement
Advertisement
Advertisement