‘Vera Andrron Detin’, hap javën e filmit në Mitrovicë
Arte
Gazeta Express
11/09/2023 15:27
Java e
filmit në Mitrovicë, në terasën e 7Arte, do të hapet sot me filmin ‘Vera
Andrron Detin’ me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit.
Sinopsisi:
‘Përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e
burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë
që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur
tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës
përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi,
shtyn Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
E zhytur në
një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por
edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish
gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.