Pas sukseseve të kinematografisë kosovare në skenën ndërkombëtare, 7Arte
organizon javën e filmit shqip, shumica prej të cilëve shfaqen për herë të parë
para publikut mitrovicas.
Duke filluar nga 11–14 shtator, në terrasën e 7Arteorganizohet shfaqja e
filmave, ku për katër ditë radhazi do të shfaqen 4 filma kosovar.
Programi i filmave të paraparë për këtë javë: “Vera andrron detin” (82’),
“Nëntor i ftohtë”(95’), “Exile” (121’), “Në kërkim të Venerës”(98’).