PROFIL/ Kush është ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë: Ish-ambasador, posti i lartë që ka mbajtur në OSBE - Gazeta Express
string(104) "profil-kush-eshte-ministri-i-ri-i-jashtem-i-shqiperise-ish-ambasador-posti-i-larte-qe-ka-mbajtur-ne-osbe"

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2023 21:20

PROFIL/ Kush është ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë: Ish-ambasador, posti i lartë që ka mbajtur në OSBE

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2023 21:20

Me largimin e Olta Xhaçkës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia ka besuar ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasanit.

Igli Hasani ka qenë koordinator Ekonomiko-Ambiental i OSBE-së, pozicioni më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ndërsa më herët ka qenë ambasador i Republikës së Shqipërisë në Vjenë.

Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe Presidencën e radhës së OSBE-së.

Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014) dhe drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).

Ai është diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.