“Mbretërit e Parë të Evropës”, nderohet me Çmimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar në konferencën e arkeologëve
Arte
Gazeta Express
04/09/2023 15:31
Gjatë konferencës vjetore të Asociacionit Evropian të Arkeologëve të
mbajtur në Irlandën Veriore, ekipi profesional dhe organizativ i ekspozitës
ndërkombëtare “Mbretërit e Parë të Evropës” / “First Kings of Europe”, është
nderuar me Çmimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ekspozita paraqet historinë dhe kulturën 7 mijë vjet të vjetër të Kosovës
përmes 3 artefakteve të ekspozuara në SHBA. Reliefi i Kamenicës dhe dy
figurinat terrakote të Bardhoshit janë të shfaqura së bashku me artefaktet e 11
vendeve të Evropës Juglindore.
MKRS e ka mbështetur këtë prezantim të trashëgimisë sonë kulturore si dhe tërë procesin e pjesëmarrjes së Muzeut Kombëtar të Kosovës në këtë ekspozitë e cila do të zgjas deri më 28 janar 2024 teksa në konferencë, MKRS u përfaqësua nga Zana Rama nga Instituti Arkeologjik.