Me bashkëfinancim në vlerë prej 850 mijë euro të MKRS-së me Komunën e
Skenderajt dhe me mbështetje profesionale nga Fondacioni Hajde, Shtëpia e
Kulturës në Runik së shpejti do t’i vihet në shfrytëzim komunitetit si dhe do
të ofrojë mundësi të reja për krijimtari artistike në këtë zonë.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Hajrulla Çeku dhe Kryetari i Komunës
së Skenderajt, Fadil Nura.
Shtëpia e Kulturës do të ketë në plan të parë një vizion të qartë artistik,
kulturor dhe ekonomik, duke ruajtur vlerat e trashëgimisë kulturore.
Kujtojmë që muaj më parë pati ndërhyrje të Komunës së Skenderajt të cilat ishin bërë pa pëlqimin e institucioneve të MKRS-së dhe në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.