Maqedoni, hoteleritë kërkojnë subvencione nga shteti - Gazeta Express
string(51) "maqedoni-hotelerite-kerkojne-subvencione-nga-shteti"

Ballina

Gazeta Express

30/08/2023 20:18

Maqedoni, hoteleritë kërkojnë subvencione nga shteti

Ballina

Gazeta Express

30/08/2023 20:18

Hoteleritë e Maqedonisë kërkojnë që një pjesë të subvencioneve për turizëm të shkojnë drejtpërdrejt për hoteleritë.

Në këtë mënyrë do të përmirësojnë shërbimet që i japin, do t’i modernizojnë hotelet, por edhe do të kenë paga më të larta. Në takim me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, hotelerierët janë ankuar për mungesë të kuadrit.

Edhe kryetari i Asociacionit të Hotelerierëve, Krste Bllazhevski shprehet se disa vite punësojnë nxënës të shkollave të mesme, por edhe shteti duhet t’i mbulojë kontributet.

Ministri Bekteshi dëgjoi kërkesat e tyre duke premtuar se ka mundësi të ndërhyet te subvencionet.