Kurti dhe Rama ndërrojnë disa fjalë dhe qeshin me njëri-tjetrin në Slloveni
Lajme
Gazeta Express
28/08/2023 16:29
Para se të niste
diskutimi në panelin ku Kryeministrat Albin Kurti dhe Edi Rama ishin pjesëmarrës,
të dy patën rastin t’i shkëmbejnë disa muhabete.
Dy liderët shqiptarë
që përcjellën nga afër për secilin sjellje ndaj njëri-tjetrit, për shkak të
raporteve të ngrira së fundmi, u panë duke folur e qeshur shkurt sot para
panelit.
Ndërkaq, Rama dje publikoi një fotografi duke u përshëndetur me Kurtin. Përshëndetja u komentua, pasi Rama mbante një dorë në xhep.