Barcelona e ka pësuar një goditje tjetër sot.
Gjiganti katalunas ka njoftuar se super-talenti Pedri e ka pësuar një lëndim sot.
“Blaugrana” e kanë zbuluar edhe natyrën e lëndimit të mesfushorit spanjoll, i cili do të jetë hendikep i madh për trajnerin Xavi Hernandez, sado që do të mungojë.
“Pedri ka pësuar lëndim të kuadricepsit të djathtë. Ai nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares dhe rikuperimi i tij do ta përcaktojë edhe rikthimin e tij”, njoftoi klubi përmes rrjeteve sociale.
Pedri ka pësuar tërheqje muskulore dhe do të mungojë disa javë. /Gazeta Express/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...