Barcelona i ka avancuar bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Joao Cancelo.
Sipas mediave spanjolle, kjo çështje mund të mbyllet në ditët në vazhdim, përcjell “Gazeta Express”.
Futbollisti portugez, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi tek Bayern Munichu, ka arritur marrëveshje personale me gjigantin katalunas.
Ndërsa tash, punët po shkojnë në rrugën e duhur dhe Cancelo mund të huazohet në “Camp Nou” për një vit, derisa “Blaugrana” do ta kenë mundësinë e blerjes definitive të kartonit të lojtarit pas një viti.
Cancelo nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola dhe me këtë rast e ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për të liruar vend. /Gazeta Express/