Nadir Gjata, pronari i një agjencie biletarie pranë portit të Vlorës është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.
Familjarët hedhin dyshime se ai mund të jetë vrarë pasi viktima sipas tyre ka goditje në kokë. Gjithashtu një tjetër detaj dyshues është se nuk i është gjetur çanta që mbante më vete. Dyshohet se është grabitur, por nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e një aksidenti. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.
/Gazeta Express