Fundjavë me shi dhe temperatura përvëluese, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri! Qytetet që 'goditen' - Gazeta Express
string(100) "fundjave-me-shi-dhe-temperatura-perveluese-rikthehet-i-nxehti-afrikan-ne-shqiperi-qytetet-qe-goditen"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2023 15:25

Fundjavë me shi dhe temperatura përvëluese, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri! Qytetet që ‘goditen’

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2023 15:25

Dita e nesërme do përfshihet nga reshje shiu, por temperaturat do jenë mbi 38 gradë në Shqipëri. Me shi dhe temperatura shumë të larta parashikohet edhe e diela.

Nga shiu përfshihet Velipoja, Durrësi, ndërkohë parashikohet që jugu të ketë vranësira dhe kthjellime. Përsa i përket ditës së diel do të ketë përmirësim të dukshëm të motit duke bërë një ditë ideale për pjesën e bregdetit.

Sot gjatë natës do të kemi qarkullim të masave ajrore nga veriu i Afrikës që tashmë kanë qarkulluar në Mesdhe duke u futur dhe në territorin shqiptar. Shqipëria do jetë nën ndikimin e kësaj vale të nxehtë e cila do të nisë ditën e premte dhe do të qëndrojë deri në mesin e javës tjetër.

Përsa i përket vlerave termike, parashikohet që maksimumet gjatë kësaj vale të jenë deri në 40 gradë, ku temperatura të larta do të jenë kryesisht në qarkun e Shkodrës, Elbasanit dhe Beratit.

/Gazeta Express


Advertisement
Advertisement
Advertisement