S'ndalet "qerimi i hesapeve" në Luginë, Shqiprim Arifi godet Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin me një video - Gazeta Express
string(102) "sndalet-qerimi-i-hesapeve-ne-lugine-shqiprim-arifi-godet-shaip-kamberin-dhe-ardita-sinaninme-nje-video"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 20:44

S’ndalet “qerimi i hesapeve” në Luginë, Shqiprim Arifi godet Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin me një video

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 20:44

Kryetari i Komuës së Preshevës, Shqiprim Arifi, po vazhdon luftën politike me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberin si dhe këshilltaren e kryeministrit Albin Kurti, Ardita Sinanin.

Arifi nuk ka hezituar qe të etiketojë Kamberin me “deputet i Vuçiqit”.

”Kamberi deputet i Vuçiqit! A i besojnë shqiptarët më këtij?”, ka shkruar Arifi teksa postoi edhe një video.

Në atë video shihet Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani duke u përshendetur me presidenitn serb, Aleksandër Vuçiq.

Në Preshevë ka luftë të ashpër politike që shpesh kalon edhe në etiketime të rënda. /Gazeta Express