Murati: 742 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2024, 90 milionë më shumë se vitin e kaluar - Gazeta Express
string(94) "murati-742-milione-euro-buxhet-per-komunat-ne-vitin-2024-90-milione-me-shume-se-vitin-e-kaluar"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 11:42

Murati: 742 milionë euro buxhet për komunat në vitin 2024, 90 milionë më shumë se vitin e kaluar

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 11:42

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë dje kanë dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, sipas së vilës buxheti i komunave rritet në 742.3 milionë euro, 90 milionë euro më shumë sesa në vitin 2023.

“Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro. Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.

“Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.”