Asaf Abduramani – u.d. i drejtorit të Fondit Shëndetësor, vendosi Qeveria - Gazeta Express
string(69) "asaf-abduramani-u-d-i-drejtorit-te-fondit-shendetesor-vendosi-qeveria"

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2023 19:45

Asaf Abduramani – u.d. i drejtorit të Fondit Shëndetësor, vendosi Qeveria

Maqedoni

Gazeta Express

15/08/2023 19:45

Faton Ahmetin në Fondin për Sigurim Shëndetësor do ta zëvendësojë Asaf Abduramani, transmeton TV21.

Këtë vendim e solli sot Qeveria në kuadër të seancës së 178-të.

“Qeveria, në seancën e sotme, e konstatoi dorëheqjen e Faton Ahmetit nga pozita drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e emëroi Asaf Abduramanin për u.d. drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Ndërkohë Ahmeti është larguar nga Fondi, pasi siç ka bërë të ditur, do t’i përkushtohet partisë ku edhe mban funksionin sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim./TV21