“200 mijë euro ose të hoqëm qafe”! Detaje të reja, i riu me dy identitete që u kërcënua nga vëllezërit Dervishi - Gazeta Express
string(107) "200-mije-euro-ose-te-hoqem-qafe-detaje-te-reja-i-riu-me-dy-identitete-qe-u-kercenua-nga-vellezerit-dervishi"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2023 12:15

“200 mijë euro ose të hoqëm qafe”! Detaje të reja, i riu me dy identitete që u kërcënua nga vëllezërit Dervishi

Lajme

Gazeta Express

13/08/2023 12:15

Policia e Elbasanit vuri në pranga Altin Dervishin dhe shpalli në kërkim vëllain e tij dhe Ervis Dervishi, pasi kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati, i datëlindjes  31 shtator 1989, banues në fshatin Kajan të Belshit.

Më herët policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Pressure” arrestoi në flagrancë shtetasin Altin Dervishi , 35 vjeç, dhe shpalli në kërkim vëllai i tij, shtetasi Ervis Dervishi, 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë Ferhatin, 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti./ALBEU

Advertisement
Advertisement
Advertisement