Mourinho e largoi një futbollist nga loja, pasi Partizani mbeti me një lojtar më pak - Gazeta Express
string(83) "mourinho-e-largoi-nje-futbollist-nga-loja-pasi-partizani-mbeti-me-nje-lojtar-me-pak"

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 9:41

Mourinho e largoi një futbollist nga loja, pasi Partizani mbeti me një lojtar më pak

Futboll

Gazeta Express

13/08/2023 9:41

Dje u zhvillua miqësorja mes Romës dhe Partizanit të Tiranës në “Air Albania”.

Skuadra italiane triumfoi 2:1 në një miqësore që bëri jehonë të madhe në Shqipëri, shkruan Gazeta Express.

E trajneri portugez, Jose Mourinho i ka fituar zemrat e shqiptarëve me një veprim në minutat e fundit.

Preka i Partizanit u largua nga fusha i lënduar dhe ekipi shqiptar duhej të luante me 10 lojtarë pasi i kishte kryer zëvendësimet.

Për të qenë korrekt deri në fund, Mourinho e largoi Aouar nga loja për të qenë të barabartë në fushë.

Tekniku portugez zgjodhi Aouar i cili ishte faulluar paraprakisht dhe nuk dëshiroi që të pësonte ndonjë lëndim eventual pak para nisjes së sezonit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement