Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet KFOR'it në Kosovë - Gazeta Express
string(70) "nje-kontingjent-i-ushtareve-te-shqiperise-i-bashkohet-kforit-ne-kosove"

Gazeta Express

12/08/2023 13:19

Një kontingjent i ushtarëve të Shqipërisë i bashkohet KFOR’it në Kosovë

Gazeta Express

12/08/2023 13:19

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka njoftuar se një kontigjent i ushatarëve të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it në Kosovë, raporton Express.

Peleshi, ka thënë se me këtë veprim Shqipëria shton kontributin në aleancën ushtarake.

Peleshi ka theksuar se duke e ditur rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, forcat shqiptare do të jenë gati të shërbejnë për siguri.

“Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon. Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR, për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale”, ka shkruar ai në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement