Roli i portierit në futboll ka evoluar në mënyrë domethënëse në epokën moderne.
Me lojën që po bëhet gjithnjë e më taktike, ekipet janë fokusuar që ta përmirësojnë stilin e lojës.
E portierët, krahas pritjeve të tyre duhet të jenë të mirë edhe me topin në këmbët e tyre, shkruan “Gazeta Express”.
Ata konsiderohen si lojtari i fundit i mbrojtjes, por edhe asistues me topat e gjatë për sulmuesit.
Dhe, kjo ka bërë që të rritet edhe vlera e tyre në treg.
Në Shekullin XXI, klubet kanë nisur të shpenzojnë dhjetëra miliona euro për portierë.
Kjo pasi me një portier solid, ndihen më të sigurt në portë.
Në vazhdim, ne do t’ua prezantojmë portierët më të shtrenjtë në histori të futbollit.
Manuel Neuer është portieri më i shtrenjtë gjerman ndonjëherë.
Bayern Munichu e kishte blerë atë nga Schalke në vitin 2011 për 30 milionë euro.
Në atë kohë, kjo shumë ishte jashtëzakonisht e madhe dhe ai ishte prej portierëve më të shtrenjtë.
Edhe tashmë veterani i portës e ka arsyetuar këtë investim të gjigantit bavarez duke qenë fantastik për më shumë se një dekadë në “Allianz Arena”.
Në listën tonë, vend zë edhe një portier që ndoshta nuk e njohin shumë tifozë.
Bëhet fjalë për Jasper Cillessen, të cilin Barcelona ia kishte shitur Valencias për 35 milionë euro në vitin 2019.
Portieri holandez kishte qëndruar tri vjet në “Camp Nou”, por kishte shumë pak paraqitje me “Blaugrana”.
Real Madridi nuk ka gabuar aspak kur vendosi ta transferonte belgun, Thibaut Courtois, shkruan “Gazeta Express”.
“Los Blancos” e kishin bërë të vetin portierin e Chelseat në verën e vitit 2018 për afro 35 milionë euro.
Nga ajo kohë, ish-portieri i Atletico Madridit është bërë prej më të mirëve në botë dhe ka fituar gjithçka të mundshme me Realin.
Manchester City ka goditur në shenjë me portier.
Kampionët e Anglisë dhe të Evropës qe gjashtë vjet janë bërë rehat.
Ata i kishin shpenzuar 40 milionë euro për ta blerë nga Benfica portierin Ederson Moares në vitin 2017.
Nga ajo kohë, “Citizens” e kanë në portë njërin prej portierëve më të mirë në botë.
Ederson është portieri i dytë më i shtrenjtë brazilian, pas Alisson Becker.
Gianluigi Buffon ishte bërë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit në vitin 2001.
Portieri italian në atë kohë ishte transferuar nga Parma në Juventus.
Dhe, portieri që u pensionua së fundmi e arsyetoi çdo cent të shpenzuar nga “Zonja e Vjetër”.
Ai u bë njëri prej portierëve më të mirë në histori, për të mos thënë ndoshta edhe më i miri.
Andre Onana e gjen veten në vendin e tretë në këtë renditje.
Portieri kamerunas së fundmi u transferua në Manchester United për 55 milionë euro.
Pasi e kaloi një vit fantastik tek Interi, 27 vjeçari do ta provojë një përvojë të re angleze.
Liverpooli e kishte shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash në portier në vitin 2018.
“Reds” e kishin blerë portierin e atëhershëm të Romës, Alisson Becker për 62,5 milionë euro, shkruan “Gazeta Express”.
Të Kuqtë më në fund kanë rënë në portier pas disa dështimeve paraprake.
Portieri brazilian është njëri prej më të mirëve në botë në vitet e fundit. Pra, i kishte paratë hallall.
(FOTO 11) Kepa Arrizabalaga e mban primatin absolut në këtë aspekt.
Portieri spanjoll u ble nga Chelsea në verën e vitit 2018 për 80 milionë euro.
Athletic Bilbao përfitoi jashtëzakonisht shumë nga ky portier, i cili nuk i ka arsyetuar pritshmëritë.
Ai ka bërë gabime trashanike kohë pas kohe dhe ka kaluar nëpër kriza të formës nga ajo kohë.
Portierë të tjerë të shtrenjtë janë edhe Pickford, Toldo, De Gea, Meret, Neto, Ramsdale., etj. /Gazeta Express/