Ardhja e mërgimtarëve gjallëroi bizneset, shpenzimet e tyre, deri në 5 mijë euro - Gazeta Express
string(78) "ardhja-e-mergimtareve-gjalleroi-bizneset-shpenzimet-e-tyre-deri-ne-5-mije-euro"

Maqedoni

Gazeta Express

10/08/2023 9:49

Ardhja e mërgimtarëve gjallëroi bizneset, shpenzimet e tyre, deri në 5 mijë euro

Maqedoni

Gazeta Express

10/08/2023 9:49

Pushimi i mërgimtarëve në vendlindje përveç që i kanë dhënë gjallëri vendit, ka ndikuar edhe në aspektin ekonomik. Mërgimtarët thonë për Alsat, se kanë shpenzuar shuma të mëdha parash që kur kanë ardhur në vendlindje.

Esnafi i Çarshisë tha se me ardhjen e mërgatimtarëve çdo biznes në Çarshi ngritet. Periudhat kur ata kthehen në vendlindje, janë periudhat më fitimprurëse për të gjitha bizneset.

Akoma nuk ka të dhëna zyrtare nga ana e Bankës Popullore lidhur me remitencat për këtë vit, por sipas të dhënave të këtij institucioni për vitin e kaluar remitencat, apo të hollat që vijnë nga jashtë kanë arritur shumën rreth 1,5 miliardë euro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement